Kryesia e Unionit të Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani, mbajti mbledhjen e saj të parë pas Kuvendit të jashtëzakonshëm.

22 tetor 2022 | 22:20

Kryetari, Nazmi Viqa si dhe Nenkryetari, Gani Nuha ritheksuan se Unioni i Bizneseve duhet të përcjellë strategjinë e re të zhvillimit të saj, që përmes Kryesisë, Drejtorit menaxhues me staf  operativ, Koordinatoreve dhe Degëve që do të i themeloj, të jetë edhe më afër anëtarëve të saj. Të rrisë urat e bashkëpunimit mes tyre, që së bashku të bëjnë një forcë më të madhe vepruese, si në Gjermani ashtu edhe në Vendlindje.

U miratua hartimi i rregullores së punës si dhe fillimi  i formalizimit të Degëve, duke filluar nga dega në Frankfurt,  Stuttgart e München. Regjistrimin e zyrës ndërlidhëse në Prishtinë, përmes së cilës do të mbahen kontaktet me Kompanitë, Shoqatat dhe Institucionet në Kosovë.

Menaxhmenti u autorizua t’i shpejtoj dhe intensifikoj veprimet për anëtarësimin e anëtarëve të rinjë, të cilët kanë shprehur gatishmërine të jenë pjesë e Unionit të Bizneseve.

Unioni i Bizneseve, në strategjinë e saj të re dëshiron të jetë prezent në tërë territorin e RF të Gjermanisë, dhe për këtë shtrirje është në kontakt edhe me Ambasadat dhe Konsulatat e Vendlinjeve tona, që për çështjet ekonomike të e rrisin bashkëpunimin, për cka u janë shumë falënderues për gatishmërinë e tyre dhe zotimet për mbështetjen e aktiviteteve që kanë një qëllim të përbashkët.

Unioni i Bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani.

Sankt  Augustin, 21.10.2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvedit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori…