‘Kryetar Rama, urime 1 Prilli’,  – LV-ja: Rama është personifikim i rrenës

01 prill 2024 | 17:19

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Prishtinë të cilët janë edhe në opozitë pas humbjes ndaj Përparim Ramës, ditën e sotme e që njihet edhe “Dita e Rrenave”, kanë zgjedhur të merren me të parin e Prishtinës.

Ata zgjodhën këtë ditë për të ia “uruar” Ramës, gjoja se kryetari gënjen qytetarët, shkruan lajmi.net.

LVV e Prishtinës thanë se Rama është simbol i kësaj dite.

Madje ata nxorrën edhe disa nga premtimet e Ramës, e të cilat disa nga to ende nuk janë bërë, por që duhet kujtojmë se kryetari i Prishtinës ka mandatin në gjysmë.

Njoftimi i plotë:

“Kryetar Rama, urime 1 Prilli”

Sot është 1 Prilli, apo siç njihet ndryshe “Dita e Rrenave”. Shfrytëzojmë rastin në këtë ditë të urojmë kryetarin Përparim Rama, duke i dëshiruar më shumë punë e më pak gënjeshtra për qytetarët e Prishtinës në pjesën e mbetur të mandatit.

Këto dy vite e gjysmë qeverisje në Kryeqytet na kanë dëshmuar se Përparimi është personifikimi më i mirë i mundshëm i 1 Prillit.

Më poshtë mund ti shihni disa premtime të cilat, me keqardhje e themi, u dëshmua që janë gënjeshtra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës u rritën të hënën mes shqetësimeve për…