‘Kryetarët e komunave serbe të kërkojnë nga Vuçiqi ta ndalë fushatën kundër Kosovës’

29 nëntor 17:00

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinajt, Avni Arifi, u ka bërë thirrje kryetarëve në dorëheqje të komunave me shumicë serbe në veri që të ndikojnë në Serbi për të mos i bërë probleme Kosovës.

“Kjo do të ishte më e mira. Edhe sot, për shkak se ata janë te Vuçiqit, ata t’i kërkojnë atij të ndalë fushatën që po udhëheq kundër Kosovës”, ka thënë Arifi për “RTK2”.

I pyetur se kur do të vazhdojë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Arifi, i cili kryeson delegacionin e Kosovës në nivelin teknik, ka thënë se do të donte që dialogu të vazhdojë, por jo siç ishte më parë.

“Flas posaçërisht për dialogun teknik që po udhëheq”, është shprehur ai.

Më tutje, Arifi ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për taksën prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia.

“Ne duam normalizimin. Duhet ta pranojmë njëri-tjetrin. Nuk mund ta na thuhet se nuk do t’ju pranojmë dhe ju jeni ‘të ashtuquajtur’, por në territorin tuaj të ashtuquajtur, unë shes mallra me vlerë 500 milionë euro. Kjo nuk shkon askund. Kjo është Kosova, shtet, ka një treg prej 500 milionë euro dhe në rrethana normale mund të jetë një miliard për shtetin serb. Por, ne nuk jemi të ‘ashtuquajtur”, ka thënë Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Skenderaj është përuruar fusha e ndërtuar e futbollit me…