Kryetari Dehari s’ka të ndalur: Lajthiza tërësisht e ndryshuar! (foto)
Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka prezantuar ndryshimin e madh në fshatin Leshnicë (Lajthizë), duke filluar nga kanalet kulluese dhe rrugët e rrugicat e fshatit të asfaltuara.
Kryetari Dehari këtë angazhim të madh e lidh me zotimet e dhëna për qytetarët, si detyrim ndaj qytetarëve të këtij lokaliteti.
Këtë punë të madhe e ka përcjellë me foto dhe tekst, ku premton se kjo punë e jashtëzakonshme për qytetarët do të vazhdojë edhe në Greshnicë dhe Zajaz, duke shkruar “bëhu gati Zajaz”.

Postimi i kryetarit Dehari në FB:
Dhe sot Leshnica (Lajthiza), pas ditës së djeshme duket kështu,
Tërsisht e shndrruar,
Kanalle kulluese të rregulluara,
Rruga kryesore e riparuar,
Qendra dhe të gjitha rrugicat e fahatit të asfaltuara,
Zemra mal!
Na prit nesër Greshnicë dhe bëhu gati Zajaz!
Jo për zgjedhjet e ardhshme, por për fjalën e dhënë dhe detyrimeve ndaj Jush.
Ju duam me punë!




