Kryetari i AKB-së, Shahini: Bizneset dhe qytetarët duan shtetin, jo lojën politike të liderëve kosovarë

13 maj 2025 | 12:37

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se qytetarët dhe bizneset e Kosovës gjithmonë i kanë respektuar institucionet e shtetit, sepse ato përfaqësojnë shtetësinë tonë dhe sakrificën që është bërë për lirinë dhe pavarësinë.

“Por, sot jemi në një pikë ku qytetarët dhe bizneset ndihen të lodhur dhe të zhgënjyer – jo nga vetë institucionet, por nga ata që duhet t’i udhëheqin ato. Kur për të 15-ën herë nuk po arrijmë të konstituojmë institucionet shtetërore, kjo nuk është më vetëm krizë politike – kjo është një krizë e thellë besimi. Populli nuk është kundër shtetit, por është lodhur nga premtimet boshe, pazaret politike dhe mungesa e përgjegjësisë nga klasa politike”, ka thënë Shahini, duke shtuar se qytetarët e Kosovës nuk duan më fjalë, por duan veprime konkrete.

“Udhëheqje me vizion dhe institucione që punojnë për ta, jo për interesa të ngushta partiake. Respekti për shtetin është aty – por durimi me politikanët po soset. Është koha për reflektim të thellë dhe veprim serioz. Kosova nuk mund të përparojë pa institucione të qëndrueshme dhe pa përfaqësues që e vendosin interesin e qytetarit mbi gjithçka”, ka thënë Agim Shahini, kryetar i AKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me titullin në La Liga të mbyllur përfundimisht pas disfatës…