Kryetari i FFK-së tregon si u arrit miqësorja me Zvicrën, e cila ishte kundër Kosovës në UEFA

17 janar 2022 | 19:13

Zvicra ishte njëri prej kundërshtarëve më të mëdhenj të pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.

Në kongresin e mbajtur për pranimin e Kosovës në institucionet më të mëdha të futbollit, vota e “helvetikëve” ishte kundër.

Kjo për shkak se Zvicra frikësohej se Kosova do t’ia merrte futbollistët me prejardhje kosovare, që luanin për ta.

Megjithatë, që nga atëherë, gjërat kanë ndryshuar, e po ashtu edhe raportet mes dy federatave, asaj të Zvicrës dhe të Kosovës. Kjo forcohet edhe nga caktimi i një ndeshje miqësore mes dy kombëtareve që do të zhvillohet më 29 mars në Zvicër.

Por, si erdhi deri te përmirësimi i raporteve mes dy kombëtareve dhe caktimi i kësaj ndeshje miqësore, për Gazetën Express tregon kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Tani kanë ndryshuar gjërat, jemi dy federata anëtare të UEFA-s dhe kemi krijuar marrëdhënie të shëndosha, duke pasur parasysh që sa bashkatdhetarë tonë jetojnë atje dhe sa futbollistë shqiptarë në Kombëtaren zvicrane dhe sa futbollistë të Kombëtares së Kosovës jetojnë në Zvicër. Është normale që duhet të kemi marrëdhënie të mira. Kjo në të mirë të futbollit dhe dyja Federatave, prandaj ndeshjet me të gjitha Kombtaret anëtare të UEFA-s dhe FIFA-s janë të mundshme për Kosovën”, deklaroi Ademi për Express.

Kujtojmë se kjo ndeshje do të jetë e veçantë sidomos për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, dy futbollisthaqirin, dy futbollistët kryesorë të Zvicrës që janë me prejardhje nga Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-amabasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka…