Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, kalon vetingun

25 korrik 2018 | 10:57

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka mësuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili e ka rikonfirmuar në detyrë. 

Ai u përball me KPK-në, në një seancë që zgjati tej parashikimeve gjithashtu.

Fillimisht, KPK vlerësoi se kreu i Gjykatës së Lartë pati bërë deklarime të pasakta të pasurisë dhe kontrata fiktive. Por ai u mbrojt duke thënë se kontratat ishin formale për pronën dhe brenda ligjit. 

Zaganjori ka deklaruar një apartament 293 metra katrorë në rrugën “Dedë Gjo Luli” në Tiranë; një dyqan i deklaruar si bibliotekë; një bodrum 65 metra katrorë dhe një zyrë prej 15 metrash katrorë. 

Të gjitha këto pasuri ndodhen në të njëjtën godinë, e cila është ndërtuar nga gjyshi i bashkëshortes së tij. Zaganjori pranoi se kontratat ishin fiktive, por brenda ligjit.

Po kështu, ditën e nesërme në orën 9:30 do të jepet edhe vendimi për Rovena Gashin.

Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme është pezulluar nga detyra pasi është nën hetim për mosdeklarim të pasurisë.

Ajo nuk u paraqit në seancën dëgjimore dhe as nuk dërgoi avokat. KPK vërejti shkelje për pasurinë e Gashit dhe deklaroi se ajo është munduar ta zvarritë procesin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit,…