Kryetari i Hanit të Elezit takon të mbijetuarit e masakrës në Burgun e Dubravës

22 maj 2023 | 21:40

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka pritur në zyren e tij ish-të mbijetuarit e masakrës në burgun e Dubravës.

Kështu ka bërë të ditur vet kryetari Ballazhi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Pas vizitës që zhvilluan në Burgun e Dubravës, i cili ishte vend tmerri e makthi, ishte një “Auschwitz-i” i Serbisë”, disa nga ish të burgosurit politik që përjetuan masakrën dhe gjenocidin në Burgun e Dubravës, i mirëprita në zyrën time, ku ndamë kujtimet e hidhura të asaj kohe, sepse vetëm duke kujtuar vuajtjet e shkaktuara nga armiku shekullor, do të jemi në gjendje që të mos lejojmë asnjëherë nëpërkëmbjen.”ka shkruar Ballazhi.

Njoftimi i plotë i Ballazhit:

Pas vizitës që zhvilluan në Burgun e Dubravës, i cili ishte vend tmerri e makthi, ishte një “Auschwitz-i” i Serbisë”, disa nga ish të burgosurit politik që përjetuan masakrën dhe gjenocidin në Burgun e Dubravës, i mirëprita në zyrën time, ku ndamë kujtimet e hidhura të asaj kohe, sepse vetëm duke kujtuar vuajtjet e shkaktuara nga armiku shekullor, do të jemi në gjendje që të mos lejojmë asnjëherë nëpërkëmbjen.

Për fat të keq, në masakrën e Burgut të Dubravës, nga Hani i Elezit ra dëshmor Suad Brava, por fatmirësisht nga burgu famëkeq mbijetuan Shaban Çupi, Valon Berisha, Sherif Berisha, Sabedin Hasallari, Shefket Topojani, Shefket Beqa, Isa Bushi dhe Qamil Abazi, të cilët që nga dita kur i mbijetuan asaj masakre, rrëfejnë vuajtjet, torturat dhe masakrën që panë me sy teksa vriteshin shokët e idealit të lirisë, për 4 ditë me radhë.

Në ngjarjet e ndodhura në majin e vitit 1999 në Burgun e Dubravës, nuk ka as edhe një gjurmë se çfarë ka ndodhur me veprimtarin e madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, të cilin me 16 maj 1999, forcat serbe e nxorrën nga burgu me pretekstin se po e lironin, por zhdukja e tij pas datës 16 maj, kishte sinjalizuar qartë se diçka e keqe po ndodhte, dhe e gjitha u pasua me vrasjen e 117 shqiptarëve të burgosur dhe plagosjen e mbi 200 të tjerëve, me 19-22 maj 1999.

Për këtë gjenocid ndaj shqiptarëve të burgosur, deri tani askush nuk ka marrë dënimin e merituar, dhe drejtësia është minimumi që mund t’iu bëhet të vrarëve, të plagosurve, por edhe të mbijetuarve që panë tmerrin me sy në Burgun famëkeq të Dubravës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo rrallëherë objektet fetare nëpër qytete të ndryshme në Kosovë…