Kryetari i Hanit të Elezit viziton Thaçin në Hagë: I fortë e i palëkundur, ashtu si në kohërat e luftës

24 gusht 2022 | 11:14

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka qëndruar në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai ka theksuar se Thaçi ishte i fortë e i palëkundur, ashtu si në kohërat e luftës.

“Kohët e vështira krijojnë njerëz të fortë sepse këta njerëz marrin vendime të guximshme në kohë të vështira. I tillë është edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili edhe pse aq i ri në moshë, vetëm në vitet e 20’ta të jetës së tij, ai bëhet figurë kyqe si në organizime të lëvizjeve studentore e gjithëpopullore, edhe në themelimin e UÇK-së dhe çlirimit, e më pas deri në shpallje të Pavarësisë dhe në krijimin e standarteve jetësore në Kosovë”, ka shkruar Ballazhi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Të fortë e të palëkundur, ashtu si në kohërat e luftës, e gjeta sot në vendin ku po mbahet padrejtësisht. Dhe ashtu siç ishte plot shpresë e i bindur në fitoren e Kosovës gjatë luftës, të tillë e gjeta sot gjatë vizitës sime në Hagë, i cili ishte plot shpresë e i bindur në fitoren e tij ndaj gjykimit të padrejtë të Hagës, fitore kjo që do të jetë e gjithë Kosovës dhe shqiptarëve. Krenar me ty, President!”, ka shkruar ndër të tjera kryetari Ballazhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia për Reagim të Shpejtë…