Kryetari i Junikut merr përkrahje për projektet infrastrukturore nga ministri Liburn Aliu

07 prill 2021 | 19:54

Kryetari i Komunës së Junik, Agron Kuçi u prit në një takim nga ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të cilin kryetari Kuçi e njoftoi me prioritetet e komunës së Junikut, projektet infrastrukturore, zhvillimet e përgjithshme dhe sfidat.

Ministri Aliu u zotua për gatishmëri në përkrahje të projekteve që Komuna e Junikut ka inicuar, projekte këto me impakt në zhvillim lokal dhe nacional, si vend me potenciale për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe ndikim në zhvillim të objektivave nacionale.

Kryetari Kuçi dhe ministri Aliu shprehen vullnetin për avancim të bashkëpunimit ndërinstitucional përmes projekteve infrastrukturore me ndikim në komunitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje qytetarëve…