Sot, 24 vjeçari nga Kaçaniku, Aian Gjini humbi jetën pasi ra në një humnerë në Prevallë.

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, ka shprehur ngushëllime për familjarët për këtë tragjedi.

“Nga një ngjarje e rëndë me fatalitet,

humbi jetën i riu nga komuna jonë Arian Gjini. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, të afërmve dhe të gjithë qytetarëve të komunës sonë, duke u lutur që raste të tilla të mos na përsëriten më.

Të gjithë së bashku lutemi dhe solidarizohemi me këtë ngjarje të dhimbshme, e shpirti i tij pushoftë i qetë në përjetësi”, ka njoftuar Ilazi.