Kryetari i KOK-ut: Fitoren ia dedikoi vëllait tim

25 mars 2021 | 22:30

Kryetari i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës është shpallur, Ismet Krasniqi.

Në kuadër të Asamblesë Zgjedhore në KOK kanë votuar gjithsej 105 kandidatë dhe pas votimit, Ismet Krasniqi triumfoi me 53 vota pro, duke mposhtur Besim Hasanin (41) dhe Linda Shala (11).

Pasi u zgjodh kryetari i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës për ciklin 2021-2024, Krasniqi mori fjalën dhe falënderoi të gjithë ata që e mbështetën për këtë triumf.

“Nga zemra ju falënderojë të gjithëve për mbështetje, ju premtoj që vota juaj do të jetë gjithmonë e juaja. Sakrificat më të mëdha do t’i bëjë, sporti do të jetë fituesi më i madh. Me zemër dhe me shpirt do të ecim përpara. Këtë fitore ia dedikoj vëllaut tim”, ka thënë Ismet Krasniqi pas triumfit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, e ka pranuar me sportivitet…