Kryetari i Obiliqit fton qytetarët të vaksinohen

07 korrik 2021 | 13:17

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është vaksinuar sot me vaksinën “AstraZeneca”.

Këtë rast iu ka bërë thirrje të gjithë atyre kategorive të cilat gjenden në listën për vaksinim, që të aplikojnë dhe të imunizohen ndaj këtij virusi.

“Në Qendrën e Vaksinimit në Obiliq, sot edhe unë u vaksinova kundër Covid-19, me vaksinën AstraZeneca, nga stafi i shkëlqyeshëm mjekësor i QKMF-së të cilët edhe janë shembull në menaxhimin dhe imunizimin e qytetarëve. Ftojë gjitha kategoritë të cilat janë në listën për vaksinim që të aplikojnë dhe të vaksinohen ndaj këtij virusi. Ne jemi drejtë fundit të kësaj beteje dhe do dalim fitues” ka shkruar Gashi në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga sekretari i…