Kryetari i Obiliqit nënshkruan vendimin për ndarjen e bursave për 191 studentë

05 maj 2026 | 11:48

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka bërë me dije se sot ka nënshkruar vendimin për ndarjen e bursave për 191 studentë të kësaj komune.

“Nga këta përfitues, 3 janë në nivel doktorature, 46 në studime master dhe 142 në studime bachelor. Ky është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e qytetit tonë. Mbështetja e të rinjve në arsim është një ndër prioritetet tona kryesore, sepse besojmë fuqishëm se dija dhe profesionalizmi janë themeli i zhvillimit të qëndrueshëm. Urime të gjithë studentëve përfitues! Ju dëshiroj suksese në rrugëtimin tuaj akademik dhe profesional. Komuna do të vazhdojë të jetë përkrah jush në çdo hap”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja Jashari këto ditë ka pasur festë në shtëpitë e…