
Kryetari i PAI demanton anëtarin e partisë: Vazhdojmë të jemi pjesë e Qeverisë
27 dhjetor 2021
| 11:57
Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Hetem Arifi e ka demantuar njoftimin e zyrtarit të kësaj partie, Gani Elshani se ky subjekt politik ka dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Arifi i tha Gazetës Express se PAI vazhdon të qëndrojë në koalicion dhe të jetë pjesë e Qeverisë.
“Jo bre keni marrë informacione gabimisht. Ne vazhdojmë me qëndru në koalicion, jemi pjesë e qeverisë”, tha Arifi.