Një parti i del Kurtit nga koalicioni
27 dhjetor 2021
| 11:11
Partia e Ashkalinjve për Integrim e ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.
Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i këtij subjekti politik, Gani Elshani.
“Njoftim: Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim. Prishet koalicioni PAI me VV në nivel qendror. Largohen nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, ka shkruar Elshani në llogarinë e vet në “Facebook”.




