Kryetari i PDK-së në Heilbronn, bën thirrje për dalje masive në votime dhe mbështetje për Bedri Hamzën
04 qershor 2026
| 23:13
Kryetari i PDK-së në Heilbronn të Gjermanisë, Naser Sadiku, ka bërë thirrje që qytetarët të dalin masivisht në votime në ditën e zgjedhjeve dhe të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamzën.
Sadiku ka theksuar se kanë mbetur edhe dy ditë deri në ditën e votimit, duke apeluar te të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të kontribuojnë në përcaktimin e së ardhmes së vendit.

“Çdo votë ka rëndësi për të ardhmen e vendit. Stop krizës, ndrysho Kosovën”, ka deklaruar Sadiku në mesazhin e tij drejtuar votuesve.



