22-shi i AAK-së, Labinot Panxha: Podguri ashtu si gjithmonë me Aleancën dhe numrin 128
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 22, Labinot Panxha, ka falënderuar qytetarët e Podgurit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe listës zgjedhore me numër 128.
Panxha ka theksuar se banorët e këtij lokaliteti, ashtu si gjithmonë, edhe në këtë fushatë kanë dëshmuar përkushtimin dhe besimin e tyre ndaj Aleancës, duke e cilësuar mbështetjen e tyre si një motiv shtesë për angazhim politik.
Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për aktivistët e Podgurit, të cilët, sipas tij, për më shumë se dy dekada kanë mbetur të palëkundur në përkrahjen e vizionit të Aleancës dhe liderëve të saj.
“Mirënjohje për të gjithë aktivistët e këtij lokaliteti që nuk u dorëzuan kurrë dhe vazhdojnë prej më shumë se dy dekadash t’i besojnë vizionit të Aleancës”, ka deklaruar Panxha.



