Kryetari i Prishtinës: Shtatori do t’i gjejë nxënësit me ambiente të reja shkollore

07 gusht 2023 | 15:18

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet me intensitet të lartë në renovimin e SHFMU “Naim Frashëri”.

Ai ka thënë se paralelisht me këtë shkollë renovimet janë duke vazhduar edhe në shkolla e institucione të tjera arsimore.

“Jemi duke ndërtuar me ritme të shpejta katër shkolla, anekse dhe tri kopshte të reja. Në këtë mënyrë ne po rrisim mjediset dhe hapësirat komode për nxënësit tanë. Jam shumë i lumtur që me dinamikën e punëve që po bëjmë ne po realizojmë planprogramin për arsim. Shtatori që po vjen do t’i gjejë nxënësit me ambiente të reja e më të mira në shkollat e institucionet parashkollore të kryeqytetit”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca publikon fotografi provokuese të realizuara në prapaskenat e…