Kryetari i PSD-së takohet me ambasadorin e Çekisë, bisedojnë për situatën politike

01 gusht 2019 | 17:08

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, dhe shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, kanë pritur në takim ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bilek.

Në takim u diskutua situata politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e PSD-së theksuan domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, si e vetmja rrugë përpara.

Më tej u diskutua për rëndësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Të dyja palët shprehën kënaqësinë për takimin dhe nevojën për takime të këtilla në të ardhmen.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tri orësh diskutimi ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së…