Kryetari i ri i Nju-Jorkut betohet pas mesnatës në sheshin Times

02 janar 2022 | 09:10

Anëtari i Partisë Demokratike, Eric Adams është betuar në natën e ndërrimit të moteve në sheshin Times dhe zyrtarisht është bërë kryetari i 110-të i Nju Jorkut, dhe njëherit afro-amerikani i dytë në këtë funksion.

Disa minuta pasi mesnatës dhe që u lëshua topi i kristaltë, Eric Adams mbante me njërën dorë fotografinë e të ëmës Dorothy dhe tjetrën e vuri mbi Bibël duke u betuar, transmeton Telegrafi.

“Më besoni, jemi të gatshëm për rikthim të madh sepse ky është Nju Jorku”, tha Adams para turmës së mbledhur në Times.

Inaugurimi është dashur të mbahet në teatrin e Brooklyn-it, në shenjë falënderimi për të gjithë votuesit që jetojnë jashtë Manhattan, që e zgjodhën.

Megjithatë në momentet e fundit hoqi dorë për shkak të coronavirusit, dhe vendosi që të mbahet në sheshin Times.  61-vjeçari është afro-amerikani i dytë në krye të Nju Jorkut.

Në pushtet erdhi në kohën kur varianti i ri i coronavirusit – Omicron, po përhapet me shpejtësi nëpër botë. Këtë javë në Shtetet e Bashkuara është regjistruar rekord i ri i të infektuarve brenda 24 orëve – 67 mijë.

Gjatë inaugurimit mori pjesë edhe ish-kryetari Bill De Blasio, i cili për dy mandate ishte në krye të Nju Jorkut. Ai është parë duke vallëzuar me gruan në Times, duke pritur Vitin e Ri. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona të gjinisë mashkullore kanë kërkuar trajtim mjekësor në…