Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor kërkon nga Qeveria të heq urgjentisht akcizën për naftë

07 qershor 2022 | 19:55

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj ka kërkuar nga Qeveria heqjen urgjente të akcizës për derivate të naftës në sektorin që ai përfaqëson.

Kurtishaj ka thënë se është mirë të merren masa parandaluese, se sa të ketë pasoja të nesërmen.

“Deri ku do të shkojë ngritja e çmimeve të derivateve të naftës, urgjent Qeveria të heq akcizën në derivate të naftës për sektorin e transportit rrugor me autobusë.

Operatorët Ekonomik në transportin rrugor të udhëtarve me autobusë vazhdojnnë të operojnë me vështirësi të mdha.

Më mirë të merren masa preventive sot për të mbijetuar bizneset, sesa të merremi me pasojat nesër” shkruan Kurtishaj në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron Krasniqi U rritëm, u shkolluam, të njëjtës rrugë ecëm…