Kryetari i Sindikatës së arsimit në Podujevë: Greva vazhdon

04 shtator 2022 | 20:25

Kryetari i Sindikatës së arsimit në komunën e Podujevës, Fadil Halimi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se greva në shkollat e kësaj komune do të vazhdojë.

Ai kështu demanton dejtorin e Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, i cili njoftoi se nesër do të fillojë procesi mësimor në këtë komunë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij i Fadil Halimit:

Njoftim:

Ne Podujeve greva vazhdon

Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i parapar në udhëzuesin e grevës

9:00 deri në 12:00 për të dy ndërrimet.

Për çdo risi, do të informoheni me kohë.

Fadil Halimi,
kryetar i Sindikatës së arsimit në Podujevë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,…