Kryetari i Skenderajt i bashkohet aktivitetit për pastrimin e ambientit

20 shtator 2019 | 13:37

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot i është bashkangjitur aktivitetit për pastrim në kuadër të aktivitetit “Dita e Pastrimit të Botës” që mbahet nesër.

“Ne jemi një komunë e vogël por me këtë aktivitet po përçojmë një mesazh të madh tek të gjithë qytetarët e Botës. Bota në të cilën jetojmë dhe nga e cila varet vet ekzistenca jonë. Andaj, sot i bëjmë thirrje, fillimisht qytetarit të komunës tonë, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Botës, se kujdesi ndaj ambientit ku jetojmë do të thotë kujdes ndaj vetvetes, kujdes ndaj mirëqenies tonë dhe kujdes ndaj mënyrës se si duam të jetojmë”, ka thënë kryetari Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka…