Kryetari i Suharekës bën homazhe te varri ish- presidentit Rugova

21 janar 2022 | 10:58

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë homazhe pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

“Presidenti Historik Ibrahim Rugova mbetet gjithmonë frymëzues për dashurinë ndaj atdheut”, ka shkruar në llogarinë e vet nē “Facebook”, Muharremaj.

Postimi i plotë i tij:

Presidenti Historik Ibrahim Rugova mbetet gjithmonë frymëzues për dashurinë ndaj atdheut.

Ne e nderojmë veprën e tij historike dhe e vlersojmë për angazhimin e tij, në ndërtimin e shtetit.

Lavdi e përjetshme !

Bali Muharremaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina vazhdon përgatitjet intensive në Antalia të Turqisë. Skuadra…