FC Prishtina aranzhon pesë ndeshje miqësore në Turqi

21 janar 2022 | 10:47

FC Prishtina vazhdon përgatitjet intensive në Antalia të Turqisë.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës në tokën turke ka zbarkuar më 18 janar.

Tashmë janë aranzhuar edhe ndeshjet miqësore në të cilat trajneri Abdulah Ibrakoviq dhe stafi i tij do t’i testojnë futbollistët.

Të shtunën do të luhet ndeshja e parë ndaj ekipit nga Ukraina, Chernomores Odessa, me fillim në orën 17:00.

Më 26 janar Prishtina do ta sfidojë Atarayn e Kazakistanit, teksa një ditë më pas (27 janar) ekipin Gornik nga Polonia ku do të testohen lojtarët që nuk mund të aktivizohen ndaj Ataray.

Ndeshjet testuese vazhdojnë edhe më 29 janar, ku prishtinasit takohen me Alanya Vladikavkazun e Rusisë.

Faza e sfidave kontrolluese për bardhekaltrit do të mbyllet më 31 janar ndaj SV Kapfenbergut (Austri).

????? ? ????????? ????????:

23 janar: Prishtina – Chromorec Odessa (Ukrainë) – 17:00
26 janar: FC Prishtina – Atyrau (Kazakistan) – 17:00
27 janar: Prishtina – Gornik (Poloni) – 17:00
29 janar: FC Pristina – Alanya Vladikavkaz (Rusi) – 11:00
31 janar: FC Prishtina – SV Kapfenberg (Austri) – 17:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohet 16-vjetori i vdekjes së ish-presidentit historik të Kosovës,…