
Kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë, Shkelzen Jusaj viziton Muqa Solar – model i suksesit në energjinë e ripërtëritshme
Një delegacioni i përbërë nga Kryetari i Degës z. Shkelzen Jusaj, anëtari i Bordit z. Miftar Veseli dhe Drejtori i Zyrës në Kosovë z. Agim Kuleta, u prit nga pronari z. Xhevat Muqa dhe ekipi i tij profesional.
Gjatë takimit, u prezantua puna dhe partneritetet ndërkombëtare të kompanisë, ndërsa z. Jusaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bizneseve kosovare dhe atyre gjermane, si dhe investimeve në energjinë alternative.
Z.Jusaj theksoi poashtu që ,Unioni do të mbeshtesë çdo iniciativë dhe biznes qe kontribuon në zhvillimin e qendrueshëm dhe modernizimin e sektorit energjetik
ne Kosovë.
Vizitën e Unionit e vlerësoi Muqa Solar si model frymëzues të inovacionit dhe qëndrueshmërisë, duke e cilësuar atë shembull për zhvillimin ekonomik dhe energjetik të Kosovës.