Kryetari i Vitisë reagon pas vrasjes së vajzës nga Kosova në Graz të Austrisë

10 qershor 2025 | 19:30

Vajza nga Kosova që u vra në Graz të Austrisë është nga Komuna e Vitisë, dhe vjen nga familja Behrami.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së  Vitisë , Sokol Haliti.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne”, ka shkruar Haliti në  rrjetin social Facebook.

Ai ka shpërndarë edhe fotografinë e vajzës.

Theksojmë se ministri i Brendshëm i Austrisë ka konfirmuar se në mesin e viktimave që mbetën të vrarë në sulmin në një shkollë të mesme në Graz, janë gjashtë vajza dhe tre djem.

Postimi i plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, janë vrarë…