Kryetari i Zveçanit: Peticioni për shkarkim është i padrejtë

19 janar 2024 | 12:49

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, e konsideron të padrejtë peticionin e qytetarëve serbë për shkarkimin e tij.

Ai për Ekonomia Online, tha se zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe të pranuara nga të gjithë.

“Te na kanë filluar sot peticioni për rrëzimin e kryetarit të Komunës së Zveçanit. Mesa po duket është një numër i interesuar i madh i qytetarëve, të cilët deri më tani janë duke nënshkruar peticionin, mirëpo kanë një kohë të caktuar dhe besoj që e kanë kohën e mjaftueshme të shohim përfundimin”, u shpreh ai.
Peci, i cili po vazhdon të kryej detyrën e kryekomunarit nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, tha zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe të pranuara nga spektri vendor e ndërkombëtar. Për këtë, peticionin e sheh të padrejtë.

“Unë mendoj që nuk është e drejtë aspak, domethënë deri sa kanë qenë zgjedhjet demokratike të lira dhe janë pranuar nga vendorët politika vendorë dhe nga ndërkombëtarët kështu, mirëpo prapëseprapë Qeveria ka vendosë, le të shohim vendimin”, u shpreh Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani - rikujtesë nderimi - Mirëseardhje në Kosovë dhe…