Kryetari në detyrë i Podujevës infektohet me Covid

12 gusht 2020 | 15:35

Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë Rudari, i cili ka thënë se është mirë me shëndet.

“Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për COVID-19. Nga IKShPK, sot më është konfirmuar se kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj shqetësimi shëndetësor”, ka  shkruar Rudari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një muaj më parë, Luana Vjollca dhe Jay Santos paralajmëruan…