Kryetari Rahimaj takon komandantin e ri të Policisë në Kamenicë

05 shtator 2025 | 11:07

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin Afrim Dervishi ka vizituar komandantin e ri të Stacionit të Policisë në këtë komunë, Basri Shkodra.

Në këtë takim, kryetari Rahimaj i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes komunës dhe policisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Ndër të tjera në takim u bisedua edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në komunë, si dhe hapat e përbashkët për të garantuar një ambient sa më të qetë dhe të sigurt për qytetarët.

Kryetari Rahimaj shprehu gatishmërinë e plotë që Komuna e Kamenicës të jetë gjithmonë në mbështetje të Policisë, në funksion të ofrimit të shërbimeve më cilësore për komunitetin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Stacionin Policor Klinё të enjten ёshtё paraqitur qytetari Ilir…