Projekti i paralajmëruar si “më i madhi në historinë e Gjilanit”, me vlerë rreth 18 milionë euro, është shoqëruar me polemika. Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, vetëm tri ditë më parë vendosën gurthemelin e këtij projekti, i cili tashmë është hequr nga vendi.
Asamblistja e LDK-së në Gjilan, Gresa Avdiu, ka reaguar duke ironizuar me këtë situatë. Ajo tha se gurthemeli i vendosur nga Kurti dhe Hyseni u bë “më jetëshkurtri që ka parë ndonjëherë qyteti”, duke vënë në dyshim seriozitetin dhe përkushtimin e pushtetit lokal për realizimin e projekteve madhore.
Sipas saj, ky rast është tregues i qasjes së papërgjegjshme ndaj qytetarëve, ndërsa opozita do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie për investimet e premtuara.
E plotë: