Kryetari Rama dhe Alush Gashi takojnë kryetarin e Kuvendit të Tajvanit

02 shkurt 2023 | 16:36

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetrari i Prishtinës, Përparim Rama së bashkë me Alush Gashin e LDK-së gjatë ceremonisë së lutjeve të mëngjesit kanë takuar Kryetarin e Parlamentit të Tajvanit, You Si-kun.

“Ishte nder i jashtëzakonshëm që në Lutjet e Mëngjesit në Uashington D.C të SHBA-së së bashku me mikun tim, kryetarin e kryeqytetit, Përparim Ramën, të ishim të njëjtën tavolinë me Presidentin e Parlamentit të Taiwanit (Legislative Yuan), You Si-kun”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.

Javë më pare ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte vizituar Tajvanin, i cili edhe më tutje mbetet aleati më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Azi bashkë me Japoninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thiago Silva vazhdon të jetë një nga lojtarët më të…