Kryetari Smajl Latifi nderohet me mirënjohje nga Klubi i Hendbollit “Rahoveci”
31 dhjetor 2025
| 11:09
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sot ka pranuar mirënjohje nga Klubi i Hendbollit “Rahoveci” për mbështetjen e dhënë në edicionin 2025/2026.
“Në takim me drejtorin sportiv të klubit, z. Afrim Deliu dhe bashkëpunëtorët e tij, folëm për sukseset e deritanishme dhe objektivat e ardhshme të KH “Rahoveci”, një klub që prej vitesh është krenari e qytetit tonë. Uroj që viti 2026 të sjellë edhe më shumë fitore e trofe për hendbollistët tanë!”, ka shkruar në ‘Facebook’ kryetari Latifi.



