Kryetari Tahiri premton një shpërblim për KHF Vushtrria

29 qershor 2020 | 14:01

Fituesja e Kupës së Kosovës në hendboll, KHF Vushtrria është pritur sot nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Tahiri ka thënë se përveç subvencioneve, klubi triumfues i Kupës do të shpërblehet edhe më një çmim të veçantë.

“Mënyra më e mirë me fillu javën, me hendbollistet e KHF Vushtrria, fituese të Kupës së Republikës së Kosovës 2019/2020! Në emrin tim dhe të qytetit të Vushtrrisë, falënderova kryetarin e klubit, Fadil Maxhuni, trajnerin Arben Parduzi, kapitenen Shqipe Tahiri dhe të gjitha hendbollistet që po na bëjnë krenar me sukseset e tyre. Komuna e ka përkrahur klubin me 7000 euro nga subvencionet, ndërsa do të ndajë edhe shpërblim të veçantë edhe për titullin e fituar. Po ashtu, i sigurova drejtuesit e klubit dhe henbollistet që komuna do t’i përkrah edhe në garat ndërkombëtare. Suksese kampione”, ka thënë Tahiri.

Fotografia e Xhafer Tahiri

 

Fotografia e Xhafer Tahiri

Fotografia e Xhafer Tahiri

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka kërkuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale.…