Kryetarja e KLSP-së, e Zonës Qendër, vazhdon aktivitetet në të mirë të qytetarëve

24 korrik 2018 | 14:24

Kryetarja e Komitetit Lokal për Siguri Publike (KLSP), Zona Qendër – Prishtinë, Violeta Hasani, ka bërë me dije se ky komitet (KLSP) është formuar nga fundviti i viti 2014 dhe ka në përbërje përpos kryetarit edhe nënkryetarin dhe 16 anëtarë, ku më pas është zgjedhur edhe polici i lagjes Qendër Prishtinë.

Violeta Hasani ka theksuar se ky komitet organizon takime mujore të rregullta me banorët e bashkësisë.

Ajo ka bërë me dije se këto takime i mbajnë në stacionin policor Qendra.
Sipas saj gjatë këtyre takimeve adresohen pakënaqësi të ndryshme brenda lagjeve si sheshi “Zahir Pajaziti”, sheshi “Edit Durham”, “Pejton”, “Fehmi Agani”, “Luan Haradinaj”, “Hajdar Dushi”, “Rexhep Luci”, e disa lagje të tjera.

Kryetarja e KLSP-së, Zona Qendër – Prishtinë, Viloeta Hasani, ka treguar se kanë bashkëpunim shumë të mirë me stacionin policor Qendra me komunën e Prishtinës, Drejtorinë e Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe Drejtorinë e Inspeksionit për problemet që mund të shfaqen brenda lagjeve që i takojnë natyrës së këtyre dy drejtorive.

“Fatmirësisht kemi hasur në mirëkuptim dhe është krijuar një urëlidhëse për zgjidhjen e problemeve”, ka thënë Hasani.

Po ashtu ajo ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë që ka me shumicën e qytetarëve të bashkësisë dhe me OSCE-në.
Hasani ka treguar se si rezultat i këtij bashkëpunimi janë realizuar dy projekte të financuara nga Ambasada Norvegjeze që janë implementuar nëpërmjet OSCE-së.

“Tash jemi në kohën e pritjes së marrjes të aplikacionit për projektin e tretë. Shpresoj shumë se edhe këtu do të tregojmë sukses sikurse në projektet e mëhershme. Aktivitetet tona janë të pandalshme. Përveç takimeve që organizojmë me banorët si kryesuese, pothuajse çdo të dytën ditë takohemi qoftë me zyrtarë komunal, qoftë me zyrtarë policor, ku temë diskutimi janë shqetësimet e banorëve”, ka thënë Hasani.

Ajo ka falënderuar OSCE për mundësimin e trajnimit dhe certifikimit të KLSP-Qendra.

“Ky trajnim ka sjell të mira për lagjet e lartë përmendura pasi që ka probleme të shumta që janë identifikuar dhe adresuar. Shumica prej tyre janë të zgjidhur, si problemi me ngrohtore, problemi i liftit, problemi i shenjezimit të parkingut në lagje, parandalimi i disa rreziqeve që janë paraqitur në orët e rrymës digjitale të djegura, hapje të bunarëve pa leje të komunës që paraqiste rrezikshmëri”, ka thënë Hasani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar të…