Kryetarja e Preshevës-Qeverisë Kurti: Rishqyrtojeni vendimin për dëshmi të tri vaksinave

24 janar 2022 | 10:07

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rishikojë masën e marrë në kuadër të masave antiCOVID, saktësisht nevojën e domosdoshme për certifikatën e vaksinimit me tri doza.

Sinani tha se kjo masë e vendosur nga Qeveria e Kosovës ka vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Preshevës.

Ajo madje tha se një pjesë jo e pakët e këtyre qytetarëve nuk mund të marrin dozën e tretë sepse nuk kanë kaluar mjaftueshëm muaj nga doza e dytë, e shumë për shkak se nuk kanë mundësi financiare për të kryer testin PCR çdo herë që kalojnë kufirin, kjo masë po kufizon lirinë e lëvizjes.

“Ftoj Qeverinë e Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin përkatës, apo edhe ta plotësojë, drejt lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve të rajonit tonë”, tha ajo.

Kryetari i Bujanovcit i kërkon Kurtit të rishikohet masa për të hyrë në Kosovë me tri vaksina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i ka shkruar…