Kryeziu: Asnjëra parti si i vetme nuk mund t’i fitojë zgjedhjet

15 gusht 15:29

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se secila parti politike mund të dalë e para në zgjedhje, por sipas tij asnjëra si e vetme nuk mund t’i fitojë ato.

Kryeziu ka thënë se koalicionet parazgjedhore mund ta përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve.

“Koalicionet parazgjedhore veçmas që janë mundësi për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve, janë mundësi e mirë që qytetarët të votojnë duke qenë më të informuar. Koalicionet parazgjedhore na mundësojnë që të japim besimin tonë në mënyrë më të informuar për programet qeverisëse dhe vlerat njerëzore që do i zbatojnë këto programe. Ne mbajnë të përgjegjshëm dhe neve si votues, për dallim prej koalicioneve paszgjedhore të cilat besimin qytetarë e tjetërsojnë, menjëherë mbas shpalljeve të rezultateve”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë (ANP) “Adem Jashari”, ka bërë me…