Kryeziu: Duhet ta fitojmë ndeshjen për ta mbyllur këtë edicion me fitore  

26 shtator 2022 | 19:36

Qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu, i cili në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut mungoi për shkak të pezullimit të kartonëve, theksoi se të gjithë lojtarët duan që këtë ndeshja ta fitojnë, në mënyrë që këtë edicion të Ligës së Kombeve ta mbyllin në pozitën e dytë.

“E dimë që është ndeshje e rëndësishme për ta mbajtur vendin e dytë në grup dhe duam ta fitojmë. Ishim të zhgënjyer pas humbjes nga Irlanda e Veriut, pasi bazuar në lojën që e kemi luajtur rezultati nuk ka qenë real dhe nuk e kemi merituar humbjen. Por, këto ditët e fundit i kemi kaluar shumë mirë, kemi qëndruar bashkë dhe gjithçka ishte pozitive. Kështu që na mbetet ta fitojmë ndeshjen për ta mbyllur këtë edicion me fitore. I kemi analizuar gabimet nga ndeshja e parë, por e kemi analizuar edhe lojën e Qipros. Kështu që besoj se do të bëjmë një paraqitje edhe më të mirë dhe pa gabime”, ka theksuar Kryeziu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe…