Kryeziu thotë se situata aktuale po ngjanë në një ecje të qëllimshme, drejt zgjedhjeve të parakohshme

15 gusht 2025 | 16:28

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka shprehur drojën e tij se po kalkulohet që zgjedhjet nacionale të mbahen në datën e njëjtë me zgjedhjet lokale.

Ai ka bërë me dije se në këtë drejtim të qojnë masat dhe vonesat e Gjykatës Kushtetuese në publikimi e arsyetimin të plotë të aktgjykimit.

Kryeziu ka shkruar në “Facebook” se situata aktuale më shumë po ngjan në ecje të qëllimshme drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Qoftë me kalkulime politike, qoftë si produkt i procedurave, masat dhe vonesat e Gjykatës Kushtetuese po duket se po e ndjekin kalendarin drejt një date të dakorduar në heshtje, për të mbajtur dy palë zgjedhje në të njëjtën ditë, me 12 tetor. Ose, një skenar tjetër, i diskutuar nga disa parti, është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare mes raundit të parë dhe balotazhit të zgjedhjeve për kryetarë komunash. Kujt i shkon përshtati ky dakordim i heshtur dhe çfarë do të prodhojë për vendin mbajtja e dy palë zgjedhjeve – qendrore dhe lokale, do ta shohim. Ajo që dihet, ende nuk ka marrëveshje politike e as që duket se do të ketë. Situata aktuale më shumë po ngjanë në një ecje të qëllimshme, drejt zgjedhjeve të parakohshme”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald të premten mori një zotim të papritur për…