Kryhen dy rastet e para me laparaskop në Kirurgjinë Pediatrike

24 shtator 2019 | 14:03

Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK, u realizuan dy intervenimet e para me kirurgji minimale invazive me laparaksop.

Rasti i parë ka qenë një 13-vjeçar, i cili ishte i diagnostikuar si varicocele e testitit(zgjerim i venave të testitit) të anës së majtë. Intervenimiu krye me sukses dhe pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë, pas vetëm një ditë qëndrimi në spital.

Rasti i dytë një pacient i moshës 10 vjeç, i diagnostikuar si cholelithiasis (gurë në fshikëzën e tëmthit). Pacienti është liruar pas dy ditë qëndrimi në spital, në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kjo metodë e operimeve ka shumë përparësi në raport me operacionet kirurgjike klasike sepse është me invazion minimal. Pacientët e operuar,pas operacionit e marrin veten shumë më shpejt,i kthehen aktiviteteve normale të jetës, kurse ulet shkalla e invaliditetit dhe kostoja e hospitalizimit”, është thënë në njoftimin e QKUK-së.

Stafi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike, përfshirë kirurgët pediatrik, anesteziologët dhe stafin e mesëm shëndetësor do të vazhdojnë të kryejnë operacione me metoda të tilla minimale invazive.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), i…