Kthehet në Kosovë kuzhinieri i lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

08 mars 2021 | 15:20

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Enver Xhoklin, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Grac të Austrisë, pas shpërthimit të një bombole të gazit në kafiterin “Steak House” në Ferizaj .

Zemaj pasi ka falënderuar shtetin austriak për ndihmesë e dhënë në shërimin e tij, ka thënë se sot është ditë gëzimi duke besuar që Xhokli t’i kthehet normalitetit dhe jetës së tij.

“Ne pritën Enverin njërin nga të aksidentuarin qe ndodhi para ca kohësh në Ferizaj. Dëshiroj  të falënderojmë shtetin mik Austrinë, ambasadorin konkretisht i cili me gjithë angazhimin edhe human por edhe profesional, janë angazhuar që në mënyrë të shpejtë të mundshme që dy bashkëqytetarë tanë të shërohen e të kthehen tek familjet e tyre. Sot është një ditë gëzimi, besoj qe Enveri do t’i kthehet aktiviteteve të tija dhe familjes si më parë. Faleminderit të gjithëve për angazhimin mbi të gjitha profesionistëve tanë, që me intervenimin e tyre kanë bërë të mundur që Enveri të kthehet”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Zmeja ka thënë se trajtimi i tij është bërë po ashtu në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë.

“Shpreh falënderim të thellë për të gjithë kontribuuesit për trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, udhëheqësit e Austrisë dhe Turqisë, ambasadorët Pllana dhe Dugolli si dhe familjet e të lënduarve për mirëkuptim dhe bashkëpunim”, ka shkruar Zemaj.

May be an image of one or more people, people standing and outdoorsMay be an image of 2 people, people standing, people sitting and indoorMay be an image of child, standing and indoorMay be an image of 1 person, standing and grassMay be an image of one or more people, people sitting, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në…