Kthehet Salah, i gatshëm për Evertonin

06 prill 2018 | 20:54

Mohamed Salah beson fuqishëm se do të jetë i gatshëm në derbin e “Merseyside” kundër rivalit, Evertonit, që zhvillohet në vikend.

Egjiptiani pësoi lëndim në ndeshjen e fituar në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe u zëvendësua në minutën e 52-të, transmeton KTV.

Mirëpo, vetë futbollisti e ka postuar një fotografi, ku është në një zonë të mbushur me oksigjen që përdoret për sportistë, pasi oksigjeni i mbush vendet e lënduara dhe e redukton ënjtjen dhe dhimbjen.

Sivjet ai ka qenë në formë të jashtëzakonshme që kur u transferua nga Roma, dhe në Premierligë ka shënuar 29 gola në total.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria australiane ka bërë të ditur se do të hetojë…