Kthimi i kontrollit të naftës në Doganë, Bajrami: Ky ndryshim ishte nisur sa isha ministre

07 maj 23:35

Pasi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari bëri të ditur se kontrolli i naftës i është kthyer Doganës, ka reaguar pararendësja e Hajdarit, Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se për këtë çështje, ka nxjerr një Udhëzim Administrativ gjatë kohës sa ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë.

“Së bashku me një ekip të ekspertëve përkundër kundërshtive të mëdha në vitin 2017, në cilësinë e ministres së Tregtisë dhe Industrisë pata nxjerrë Udhëzimin Administrativ 01/2017 për kalimin e kontrollit të naftës të Doganat e Kosovës”, ka shkruar Bajrami.


Ndryshe, ministrja e MTI’së, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se është ndërmarrë vendimi për anulimin e Udhëzimit Administrativ nr. 09/2020, duke e kthyer matjen e cilësisë së naftës nga kompani private në Laboratorin e Doganës.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se ka marrë vendim që të anulojë dispozitat kyçe të Udhëzimit Administrativ për 09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës.

Sipas Hajdarit, ky udhëzim, jashtëligjshëm i ka bartur kompetencën e kontrollit të konformitetit të karburanteve, nga Dogana e Kosovës, te kompanitë private të lidhura me ish-pushtetarët. Ndërkohë që, me vendimin e sotëm, i është kthyer kjo kompetencë sërish Doganave.

“Përveç autoritetit ligjor, Dogana ka kapacitetet më të larta për të kontrolluar cilësinë e naftës dhe derivateve dhe për të mbrojtur tregun dhe konsumatorin në Republikën e Kosovës. Laboratori i Doganës, që u mbyll kundërligjshëm nga ish-ministri, është investim mbi 1 milion euro nga buxheti i shtetit. Vendimi i sotëm siguron sundimin e ligjit dhe mbron kontributin e tatimpaguesve”, ka thënë Hajdari në një postim në Facebook.

Në vendimin e ministres thuhet se “Anulohen neni 1, paragrafët 2 dhe 3 të nenit 2, nenet 3 deri 53, nenet 58 dhe 59 si dhe paragrafi 2 i nenit 60 të Udhëzimit Administrativ (MTI) nr.09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës dhe se Detyrohen organet përgjegjëse të zbatojnë Udhëzimin administrativ (MTI) nr.01/2017 për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës”.

Në nenin 1 të Udhëzimit Administrativ 09/2020 thuhet se “Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohen vlerat e lejuara të përbërësve dhe të treguesve të cilësisë së karburanteve të lëngëta të naftës, metodat për testim, mënyra e mbikëqyrjes dhe monitorimit të cilësisë së karburanteve”, ndërkaq paragrafët 2 dhe 3 të nenit 2, përcaktojnë si produkte të lëngëta të naftës vetë naftën dhe kerozinën.

Nenet e tjera të anuluara të Udhëzimit Administrativ 09/2020 kanë të bëjnë me vlerat e lejuara të përbërësve dhe treguesve të cilësisë së derivateve të naftës.

Hajdari ka bërë të ditur po ashtu se sot ka emëruar një grup punues që do të përmbyllë hartimin e Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë.

“Ne do të angazhohemi që ky projektligj t’i paraqitet për miratim Kuvendit të Republikës brenda 100 ditëve të para të qeverisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur Zekirja Shahini, përfaqësuesi i Federatës së Futbollit të…