Kthimi i stacionit të autobusëve afër stacionit të trenit do të ishte zgjidhja më e mirë për Prishtinën

25 dhjetor 2022 | 19:39

Shkruan: Nebi Rexhepi

Jemi dëshmitarë të katrahurës urbanistike në Prishtinë dhe gjithandej Kosovës, sidomos në infrastrukturën rrugore ku për shkak të rritjes së numrit të automjeteve po shkaktohet kaos i vërtetë urbanistik.
E vetmja zgjidhje është të rregullohet transporti publik urban dhe ndër urban. Gabimi më i madh urbanistik në Prishtinë është bërë kur është larguar stacioni i autobusëve që ishte afër atij të trenit në periferi. Me ç’rast u shkaktoi vështirësi të mëdha sidomos studentëve dhe punëtorëve që vinin nga vise të ndryshme të Kosovës. Sot e vetmja zgjidhje për ta shkarkuar qytetin nga numri i madh i veturave që vijnë jashtë Prishtinës është rikthimi i stacionit të autobusëve pranë atij të trenit e që janë shumë afër qendrës.
Udhëtarët që vijnë nga qendrat e ndryshme të Kosovës me autobus afër qendrës i kanë të gjitha mundësitë dhe lehtësira më të mira se me vetura. Kurse stacioni aktual të shndërrohet në parkingun e qytetit, me frekuentim të linjës speciale me autobus për në qendrën e Prishtinës.
Kjo praktikë është treguar mjaft efikase në Angli, ku të gjitha stacionet e autobusëve dhe trenave janë në apo afër qendrave urbane, shembulli më i mirë është Londra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se një milion banorë në Shtetet e Bashkuara…