Ku do të transmetohet televizioni i Vetëvendosjes?

07 gusht 2020 | 00:00

TVV është televizioni i parë nga një subjekt politik në Kosovë që e themeloi partia Vetëvendosje.

Produktet televizive të TVV-së do të transmetohen në rrjetet sociale si ” Facebook” dhe “Youtube”.

Kështu bëri të ditur Arianit Beqiri, këshilltari i Albin Kurit derisa ishte kryeministër, i cili bëri thirrje edhe për abonim në këtë televizion.

“Nga sot kemi filluar me TVV. Këtë medium mund ta gjeni tash e tutje në Youtube. Aty do të gjeni intervista të anëtarëve, deputetëve e ish-ministrave tanë”, ka shkruar Beqiri në profilin e vet në”Facebook”.

Intervista e parë e televizionit ishte me nënkryetarin Besnik Bislimi që u shpërnda në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Bejrutit kanë shprehur pakënaqësi me zyrtarët libanezë, të…