“Ku e ka ambasadën Amerika, aty do ta ketë edhe Kosova” – PDK e njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

06 shkurt 2021 | 00:13

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka komentuar deklaratat e kandidatit për deputet nga radhët e LVV-së, Glauk Konjufca, për tërheqjen e ambasadës së Kosovës nga Jeruzalemi, në rast se BE-ja e kërkon atë.

Hoxhaj ka deklaruar se Konjufca është i ri në fushën e diplomacisë, teksa ka përdorur një term nga zhargoni sportiv për ta përshkruar atë.

“Deklarata e tij është totalisht jo-serioze. Ne duhet ta njohim të drejtën e Izraelit që ta ketë Jeruzalemin kryeqytet. Z. Konjufca është i ri në këtë aktivitet sportiv dhe ai nuk e merr vesh”, deklaroi ai.

“Ku e ka ambasadën Amerika, aty do ta ketë edhe Kosova. Amerika është ylli polar se si PDK sillet në politikë të jashtme. A ka mbërri qeveria aktuale ta keq-menaxhoj këtë situatë? Po. Është dashur të komunikohet me vende Arabe, t’i thuhet që ne kemi interes që të kemi njohje të ndërsjellë”, ka potencuar ai.

Konjufca, sa po shpalosej plan programi politik i VV’së, ka thënë se duhet të ri-shqyrtohet vendimi i zhvendosjes së ambasadës kosovare në Jeruzalem të Izrealit, në rast se BE-ja ia kërkon një gjë të tillë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e Big Brother dhe modelja Françeska Jaçe është gjithmonë…