Ku është prodhuar telefoni juaj, zbuloni përmes këtij kodi ‘sekret’

02 maj 2018 | 22:53

Të gjithë jemi sadopak kurioz kur bie fjala tek vendi i prodhimit të celularit që kemi, kjo pasi kemi dëgjuar për shumë versione fallso që qarkullojnë në treg.

Por, ekziston një opsion i thjeshtë për ta zbuluar vendin e origjinës dhe të prodhimit të celularit.

Mjafton të shtypësh *#06# dhe më pas butonin e telefonatës. Pasi të keni bërë këtë veprim, do t’ju shfaqet një numër i gjatë me shumë shifra, ku shifra e 7 dhe e 8 tregon vendin e prodhimit, transmeton atsh.

Normalisht, çdo shifër është një kod për shtetin përkatës.

Kështu për shembull, nëse ka kodin:

00 – Telefoni juaj është prodhuar në vendin origjinal të pajisjes. (Apple SHBA, Samsungu i Koresë së Jugut…)

01 ose 10 – Telefoni juaj është prodhuar në Finlandë

02 ose 20 – Telefoni juaj është prodhuar në Emitares

03 ose 30 – Telefoni juaj është prodhuar në Kore

04 ose 40 – Telefoni juaj është prodhuar në Kinë

05 ose 50 – Telefoni juaj prodhohet në Brazil, Shtetet e Bashkuara ose Finlandë

06 ose 60 – Telefoni juaj prodhohet në Hong Kong, Kinë ose Meksikë

08 ose 80 – Telefoni juaj prodhohet në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i opozitës armene, Nikol Pashinyan pezulloi protestat mbarëkombëtare, pasi…