Kualifikohen Llapi dhe Malisheva

05 dhjetor 2023 | 14:25

Llapi dhe Malisheva janë kualifikuar tutje në garën e Kupës së Kosovës në futboll. Llapi e ka kaluar fazën e 1/16 të finales së Kupës pasi fitoi me rezultat bindës ndaj Phoenixit (4-1).

Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 29-të, derisa autor ishte mesfushori

Hamdi Namani. Në pjesën e dytë vazhdojë festivali i golave. Gashijani realizoi për 2-0, derisa për golin e tretë u përkujdes Arbnor Ramadani. Në listën e shënuesve për llapjanët u regjistrua edhe talenti Mërgim Cërnaverni. Golin e vetëm për skuadrën nga Banja e Pejës e realizoi Miranaj. Ndërsa tutje u kualifikua skuadra e Malishevës që e mposhti Kikën me rezultat 3-2 në stadiumin “Liman Gegaj”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rezultatet e…