Kualifikohet Amerika, përballet me Holandën

29 nëntor 2022 | 22:10

Pas Anglisë edhe Amerika e ka siguruar një vend për në 16 më të mirat e Kupës së Botës në Katar. Angli-Senegal dhe Holandë-Amerikë do të jenë përballjet e fazës tjetër. Amerikanët morën një fitore minimale 1-0 në duelin direkt ndaj Iranit.

Rezultatin e vulosi një gol i shënuar nga ylli i Chelseat, Christian Pulisiq në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë, Amerika ruajti mjaft mirë rezultatin dhe siguroi kualifikimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për t’i propozuar Kuvendit…